Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zaev i shkruan letër Kurtit

nga Kaltrina Berila31 mars 2021


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ka dërguar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Zaev ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve, bashkëpunimi i të cilave karakterizohet nga një dialog i hapur politik, i bazuar në respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, bashkëpunimin intensiv ekonomik dhe tregtar. Ai pret që ky bashkëpunim të vazhdohet me të njëjtën energji në periudhën e ardhshme, gjë që do të mundësojë thellimin e tyre në sfera të tjera me interes të ndërsjellë.
Në letrën e publikuar nga Zyra e Kryeministrit, Zaev ka shprehur dëshirën për një takim sa më të shpejtë me Kurtin./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →