Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zbuten masat për të hyrë në Kosovë

nga Miranda Beqaj17 dhjetor 2021

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar masat e reja anti-COVID për të hyrë në Kosovë.
Përmes një postimi në ”Facebook”, kjo qendër ka bërë të ditur se tani shtetasit e Kosovës që futen në territorin e vendit mund të kalojnë kufirin edhe me një test PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë, apo t’u kërkohet karantinimi për periudhë shtatë ditore.
Kujtojmë që, me masat e vjetra, çdo person që hynte në territorin e Kosovës duhej të posedonte një nga dëshmitë e vaksinimit si: Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19; Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë si dhe Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë)./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →