Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Zë i një brezi dhe një qyteti”, Përparim Rama për Shemin

nga Gentrita Xhemajli22 dhjetor 2025
“Zë i një brezi dhe një qyteti”, Përparim Rama për Shemin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas vdekjes së papritur të Shemsi Krasniqit, Shemi i grupit “Ilirët”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se Shemi ishte artist që nuk i përkiste vetëm skenës, por edhe shpirtit të një kohe, një brezi dhe një qyteti të tërë.

I pari i kryeqytetit ngushëlloi familjen, miqtë dhe të gjithë adhuruesit e muzikës së tij për këtë humbje.

“Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, zërit të paharruar të grupit legjendar Ilirët. Shemi ishte artist që nuk i përkiste vetëm skenës, por edhe shpirtit të një kohe, një brezi dhe një qyteti të tërë. Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur muzika rock ishte zë rebelimi, shprese dhe lirie. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë adhuruesve të muzikës së tij. Humbja është e madhe, por gjurma që la në historinë e muzikës shqiptare dhe në kujtesën e kryeqytetit do të mbetet e pashlyeshme”, ka shkruar Rama.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →