Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zëdhënësja e LDK-së e quan cënim të madh të demokracisë, heshtjen e kritikës

nga Miranda Beqaj5 shkurt 2022

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar në lidhje me suspendimin e zyrtarit policor, Amir Hoxha.
Halimi e ka quajtur cënim të madh të demokracisë tendencën për ta heshtur kritikën si dhe sipas saj kjo krijon precedent të tmerrshëm kundër lirisë së shprehjes.
”Qeveria, institucionet shtetërore dhe policia duhet të përdorin të gjitha mjetet që me çdo kusht ta ruajnë këtë liri kushtetuese, e jo t`i përdorin ato si mjet për t`ia mbyllur gojën, kujtdo që e kritikon pushtetin”, ka shkrruar Halimi në ”Facebook”.
Kjo e fundit ka shtuar tutje se në vend se kjo qeveri të kujdeset për sigurimin e kushteve të dinjitetshme për Policinë e Kosovës, ajo po kujdeset që t’i mbajë të nënshtruar nëpërmjet disiplinimit dhe kontrollit të tyre.
Ndërkaq, zyrtari policor, Amir Hoxha ka bërë të ditur se është suspenduar nga puna në afat prej tre ditë, kjo pasi ai përmes rrjeteve sociale i kishte kritikuar shpenzimet e deputetëve dhe i kishte shprehur pakënaqësinë e tij për mospagesën e shujtave për policët./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →