Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelanda e Re rihap plotësisht kufijtë pas mbylljes së gjatë të pandemisë

nga Kaltrina Berila1 gusht 2022

Kufijtë e Zelandës së Re janë plotësisht të hapur për herë të parë që nga marsi i vitit 2020, kur ata u mbyllën në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Autoritetet e imigracionit tani do të fillojnë të pranojnë sërish vizitorët me viza dhe ata me viza studentore.
Kryeministrja, Jacinda Ardern e quajti atë një “moment të madh”, duke shtuar se ishte pjesë e një “procesi të kujdesshëm”.
Shumica e vizitorëve do të duhet ende të vaksinohen plotësisht, por nuk ka kërkesa për karantinë, transmeton rtv21.tv.
Kufiri detar i vendit është rihapur gjithashtu, me anijet e lundrimit dhe jahtet e huaja rekreative tani të lejuara të ankorohen./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →