Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky bën thirrje që Rusisë t’i hiqet e drejta e votës në OKB

nga Miranda Beqaj27 shkurt 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po bën thirrje që Rusisë t’i hiqet e drejta e votës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke shtuar se veprimet kriminale të ushrisë ruse janë në prag të “gjenocidit”.

Rusia (dhe para saj BRSS) është një nga pesë vendet që që nga viti 1945 ka qenë anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke i dhënë asaj të drejtë të fuqishme vetoje mbi çdo rezolutë “përmbajtësore” që shqyrtohet nga ky organ.

Të premten Rusia përdori të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që dënon agresionin e Moskës dhe kërkon tërheqjen e saj nga Ukraina.

Këshilli, i cili u krijua pas Luftës së Dytë Botërore për të shmangur konfliktet e ardhshme dhe për të promovuar paqen, ka katër anëtarë të tjerë të përhershëm: SHBA, MB, Franca dhe Kina./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →