🌍 Bota
Zelensky-Bidenit: Të jesh lider i botës do të thotë të jesh lider i paqes
nga Kaltrina Berila16 mars 2022
Sot bëhen 21 ditë nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
Si pjesë e fjalimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kongresin Amerikan, ka lëshuar një video emocionuese që mbulon pamjet nga Ukraina në kohë paqeje me pamjet e tre javëve të fundit. Me një violinë që luan në sfond, pamjet përfshijnë tekstin ‘Kjo është një vrasje’, transmeton rtv21.tv.
Zelensky iu drejtua drejtpërdrejt presidentit amerikan, Joe Biden në fjalimin e tij në Kongres, duke i bërë thirrje atij të jetë “udhëheqësi i paqes”.
“Po i drejtohem Presidentit Biden: Ti je lideri i kombit, i kombit tënd të madh. Të uroj të jesh lider i botës. Të jesh lider i botës do të thotë të jesh lider i paqes”, tha Zelensky në anglisht, duke përfunduar fjalën e tij./21Media









