Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky: Bota do paqe, por Putin i lumtur për luftën

nga E.Bullaku21 shtator 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i tha Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të mërkurën se e gjithë bota dëshironte paqen në vendin e tij, me përjashtim të Rusisë.
“Ukraina dëshiron paqe. Evropa do paqe. Bota do paqe”, tha ai në një fjalim të regjistruar paraprakisht, raporton CNN
Ka “vetëm një entitet” midis të gjitha vendeve anëtare të OKB-së që ishte i kënaqur me luftën “e tij”, tha Zelensky, duke aluduar për presidentin rus Vladimir Putin pa thënë emrin e tij, duke shtuar: “Ne nuk do ta lejojmë këtë entitet të mbizotërojë mbi ne”.
Presidenti tha se Ukraina kishte treguar forcë në fushën e betejës duke përdorur të drejtën e saj për vetëmbrojtje./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →