Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky do t’i adresohet samitit të NATO-s

nga Xh.D22 mars 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i adresohet samitit të NATO-s virtualisht në mbledhjen e liderëve botërorë që do të mblidhen të enjten.
“Presidenti Zelensky është i ftuar të adresohet në samitin e NATO-s përmes një videolinku. Kjo do të jetë një mundësi për të gjithë liderët që të dëgjojnë drejtpërdrejtë nga presidenti Zelensky për situatën në Ukrainë dhe atë me çfarë po përballen populli ukrainas për shkak të agresionit rus”, tha një zyrtar i NATO-s.
Një zëdhënës i Zelenskyt i tha Interfax-it se presidenti do të paraqitet përmes videolidhjes në një kohë gjatë konferencës, por për detaje të tjera ende nuk dihet.
Gjatë ditëve të fundit, Zelensky i është adresuar përmes video-lidhjes parlamenteve dhe institucioneve ligjvënëse të shumë shteteve përfshirë të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Gjermanisë, Izraelit dhe Italisë. Ai po ashtu pritet të mbajë fjalim para Asamblesë Kombëtare të Francës./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →