Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Zelensky do t’i drejtohet shqiptarëve me një video-mesazh

nga E.Bullaku28 prill 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet shqiptarëve me një video-mesazh.
Gazetarja Fjorela Beleshi bëri të ditur se Zelensky do të përcjellë mesazhin e tij në seancën plenare të së martës, 3 maj
Zelensky ka falënderuar më parë Shqipërinë për qëndrimin e saj kundër pushtimit të Rusisë.
Po ashtu kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, përmes një video-mesazhi falënderoi Tiranën për mbështetjen.
Presidenti i Ukrainës i është drejtuar disa parlamenteve evropiane. Ai ka kërkuar vendosjen e sanksioneve më të forta ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt./oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →