Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky falënderon SHBA-në prej 40 miliardë dollarët

nga Kaltrina Berila11 maj 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky falënderoi kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi dhe “miqtë” e vendit të tij në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për miratimin e një projektligji që do të bënte që Uashingtoni t’i dërgonte 40 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës në mes të pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë, transmeton rtv21.tv.
Dhoma e miratoi projekt-ligjin të martën në mbrëmje me mbështetje të gjerë dypartiake, 368 me 57 kundër. Të 57 votat në kundërshtim me masën ishin nga republikanët.

I thank @SpeakerPelosi and all friends of 🇺🇦 in 🇺🇸 House of Representatives for the quick approval of the law on additional financial support for our state initiated by @POTUS. We are looking forward to consideration of this important document for us by the Senate.

— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 11, 2022


Masa tani do të duhet të miratohet nga Senati përpara se të shkojë te presidenti, Joe Biden për t’u nënshkruar në ligj.
Pelosi bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kiev, kryeqytetin ukrainas, në fillim të këtij muaji për t’u takuar me Zelenskyin./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →