Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky i bën thirrje Japonisë që të rrisë sanksionet kundër Rusisë

nga Egzona Mehmeti23 mars 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Japonisë që të rrisë sanksionet ndaj Moskës, duke përfshirë edhe vendosjen e një embargoje tregtare ndaj mallrave ruse.

Në një fjalim me video në parlamentin japonez në Tokio, Zelensky vlerësoi Japoninë për presionin mbi Rusinë.

Japonia i është bashkuar vendeve të tjera perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj bankave, bizneseve dhe individëve rusë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Pa dhënë prova, presidenti i Ukrainës tha se forcat ruse po përgatisnin sulme të reja nga zona e përjashtuar rreth stacionit të energjisë bërthamore të Çernobilit. Ai tha gjithashtu se kishte marrë raporte se Rusia mund të përgatitet të përdorë armë kimike./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →