Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky: Ne nuk do të flasim me Rusinë në Bjellorusi

nga Miranda Beqaj27 shkurt 2022

Rusia thotë se një delegacion ka mbërritur në Bjellorusi, gjoja për bisedime me Ukrainën.

Por, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy e ka refuzuar ofertën, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.

Megjithatë, ai po e lë të hapur derën për negociata në vende të tjera, transmeton rtv21.tv

Ai tha se nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga territori rus, atëherë mund të bisedonim në Minsk, ose qytetet e tjera mund të përdoren si vend për bisedime.

“Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku, janë vendtakimet që ua kemi ofruar rusëve”, ka thënë Zelenskiy./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →