Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky: Një tjetër virus na ka sulmuar

nga Kaltrina Berila3 mars 2022

Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një video iu drejtua Vladimir Putinit, duke i thënë “Shko në shtëpi. Në shtëpinë tënde”.
Ai thotë se Putini duhet të mbrojë njerëzit që flasin rusisht, jo në të gjithë botën “por në shtëpinë tuaj”, transmeton rtv21.tv.
“Ka mjaft prej tyre edhe atje. Rreth 150 milionë”, tha ai.
Kjo duket të jetë një referencë ndaj pretendimit të Moskës se veprimi i tyre është në mbrojtje të njerëzve që flasin rusisht në pjesë të Ukrainës.
Zelensky gjithashtu e krahason pushtimin e Rusisë me një virus, duke thënë se kanë kaluar dy vjet që kur Ukraina regjistroi rastin e saj të parë Covid: “Ka kaluar një javë që një tjetër virus na ka sulmuar”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →