Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky për fitoren e Ukrainës: Muzika jonë pushton Evropën

nga Egzona Mehmeti15 maj 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e uroi grupin nga Ukraina, Kalush Orchestra për fitoren në “Eurovision 2022”.

“Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën. Ne do të bëjmë çmos që një ditë të presim pjesëmarrësit dhe të ftuarit e Eurovizionit në Mariupolin ukrainas. Të lirë, paqësor, të rindërtuar”, shkroi ai në Telegram, shkruan BBC.

Ukraina arriti të fitojë vendin e parë në Festivalin Evropian të këngës, “Eurovision 2022”, që sivjet u mbajt në Torino të Italisë. Grupi Kalush Orchestra e fitoi vendin e parë me këngën “Stefania”.

Mbretëria e Bashkuar e fitoi vendin e dytë me këngën “Space Man”, nga Sam Ryder, ndërsa vendin e tretë e fitoi Spanja me këngën “SloMo”, nga Chanel.
Në finalen e Eurovisionit morën pjesë 25 vende, 5 të kualifikuara automatikisht dhe 20 që janë kualifikuar nga dy gjysmëfinalet./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →