Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky përshëndet shkëmbimin e të burgosurve: Ne nuk harrojmë asnjë nga njerëzit tanë

nga Kaltrina Berila17 tetor 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përshëndeti të hënën shkëmbimin e më shumë se 200 të burgosurve nga Rusia dhe Ukraina.
Mes të liruarve nga forcat ruse dhe pro-ruse, tha ai, ishin njerëz që ishin arrestuar që përpara pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt.
“Ne nuk harrojmë asnjë nga njerëzit tanë”, tha ai. “Ne duhet t’i kthejmë të gjithë. Dhe ne do ta bëjmë”.
“Falënderoj të gjithë ata që janë përfshirë për këtë sukses dhe falënderoj gjithashtu të gjithë ata që plotësojnë fondin tonë të këmbimit, që sigurojnë kapjen e armikut. Sa më shumë të burgosur rusë të kemi, aq më shpejt do të jemi në gjendje të lirojmë heronjtë tanë. Çdo ushtar ukrainas, çdo komandant në vijën e parë duhet ta kujtojë këtë”, shtoi ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →