Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky shprehet mirënjohës për mbështetjen e SHBA-ve

nga Kaltrina Berila3 mars 2025
Zelensky shprehet mirënjohës për mbështetjen e SHBA-ve

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shfrytëzuar rastin për të shprehur “mirënjohjen” e tij për mbështetjen e SHBA.

“Ne e kuptojmë rëndësinë e Amerikës dhe jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen që kemi marrë nga Shtetet e Bashkuara”, shkruan Zelensky në X, jo shumë kohë pasi u largua nga MB.

Kjo vjen disa ditë pas shkëmbimit të nxehtë midis Zelensky dhe presidentit amerikan në Zyrën Ovale, ku Trump dhe zëvendëspresidenti i tij i thanë Zelensky se nuk ishte mjaftueshëm mirënjohës për mbështetjen ushtarake dhe politike të SHBA.

Zelensky shton në postimin e tij se “nuk ka pasur asnjë ditë” që Ukraina të mos jetë ndjerë mirënjohëse, duke e përshkruar këtë si “mirënjohje për ruajtjen e pavarësisë sonë”.

Ai gjithashtu vë në dukje se ndihma nga partnerët e tij ndërkombëtarë është gjithashtu “për sigurinë e tyre” dhe se “garancitë e sigurisë janë çelësi” për paqen e qëndrueshme./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →