Zelensky: Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen në Samitin e Paqes
Gjatë një bisede telefonike, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i konfirmoi presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky se Shqipëria do të merr pjesë në Samitin e Paqes më 15-16 qershor në Zvicër.
Në samit priten të marrin pjesë krerë shtetesh dhe qeverish nga të gjitha kontinentet, raporton Ukrinform, duke iu referuar shërbimit për shtyp pranë Zyrës së Presidentit të Ukrainës në Telegram.
“Kam biseduar me një mik të madh të Ukrainës – kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Diskutuam përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Paqes në Zvicër. I jam mirënjohës kryeministrit për faktin që Shqipëria do të përfaqësohet në samit”, tha Zelensky.
Kreu i shtetit ukrainas i tregoi kryeministrit shqiptar situatën në fushën e betejës, veçanërisht mbrojtjen e rajonit Kharkiv. Palët diskutuan edhe mbi bashkëpunimin e mëtejshëm të mbrojtjes.










