Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky: Situata në Ukrainën lindore po bëhet e vështirë

nga Venera Grabanica5 shkurt 2023
Zelensky: Situata në Ukrainën lindore po bëhet e vështirë

Situata në vijat e frontit lindor të Ukrainës po bëhet e vështirë, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Trupat ukrainase po përballen me një situatë shumë të vështirë në qytetet: Donetsk – Bakhmut, Vuhledar dhe Lyman, Zelensky.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se ushtarët ukrainas po izolohen në Bakhmut.
Kjo erdhi pasi ministri i mbrojtjes i Ukrainës përsëriti pikëpamjen se një ofensivë e re ruse pritet këtë muaj.
Në një konferencë shtypi, Oleksiy Reznikov tha se jo të gjitha armatimet perëndimore do të kenë mbërritur, por Ukraina ka rezerva.
Ministri i Mbrojtjes konfirmoi gjithashtu se trupat do të fillojnë stërvitjen mbi tanket Leopard të prodhimit gjerman nga e hëna, shkruan BBC.
Reznikov tha gjithashtu se Ukraina kishte negociuar furnizimin e raketave të reja me rreze të gjatë veprimi me rreze 90 milje (150 km) dhe u zotua të mos i përdorë ato kundër territorit rus – vetëm kundër njësive ruse në zonat e Ukrainës.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →