Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në mbledhjen e aleatëve të NATO-s.
Lideri ukrainas u takua me liderët europianë, por edhe me Mbretin Charles III, i cili organizoi një pritje.
Zelensky i bëri thirrje aleatëve që të furnizojnë Ukrainën me armë me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektiva brenda territorit të Rusisë, si dhe me sisteme moderne mbrojtëse për t’u përballur me valën e sulmeve me raketa dhe dronë rusë.










