Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky tha se Ukraina do të rimarrë territoret e humbura

nga Kaltrina Berila4 korrik 2022

Rusia ka sisteme raketash të shumta për të shkatërruar qytet pas qyteti, thotë presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.
Në fjalimin e tij të rregullt të mbrëmjes dje, Zelensky paralajmëroi Moskën se Ukraina “do të arrijë në nivelin kur epërsia e zjarrit e pushtuesve do të anulohet”.
Ai thotë se me një furnizim në rritje të armëve perëndimore, Ukraina do të rimarrë territoret e humbura, duke përfshirë Lysychansk dhe qytete të tjera në Donbas.
“Ne do të kthehemi falë taktikave tona, falë rritjes së furnizimit me armë moderne”, thotë Zelensky.
“Ne po ecim gradualisht përpara – në rajonin e Kharkiv, në rajonin Kherson. Do të vijë një ditë kur do të themi të njëjtën gjë për Donbasin”, shtoi ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →