Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky thotë se do të ndëshkohen të gjithë ata që kryejnë krime lufte

nga Miranda Beqaj7 mars 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi ushtrinë ruse se forcat e tij do të ndjekin deri në varr çdo ushtar që kryen krime lufte në Ukrainë.
Ushtarët rusë do të përballen me ditën e gjykimit për vrasje të qëllimshme, tha ai në një adresim nga Kievi.
”Ne nuk do të falim. Nuk do të harrojmë. Do t’i ndëshkojmë të gjithë ata që kryejnë mizori në këtë luftë në tokën tonë, nuk do të ketë vend të qetë në këtë tokë për ju, përveç varrit”, tha ai.
Zelensky u kërkoi udhëheqësve perëndimorë që të ndërmarrin veprime më të fuqishme kundër Moskës, duke thënë se guximi i agresorit është një sinjal i qartë për Perëndimin, se sanksionet kundër Rusisë nuk janë të mjaftueshme./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →