Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky: Ukraina do të aplikojë sot për anëtarësim në NATO

nga Kaltrina Berila30 shtator 2022

Në një ceremoni në Moskë, Presidenti, Vladimir Putin aneksoi katër territore të pushtuara në Ukrainë. Vetëm pak kohë më vonë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se vendi i tij do të aplikojë për anëtarësim në NATO.
“Pas aneksimit të zonave të pushtuara në Ukrainë nga Rusia, Kievi planifikon të aplikojë për anëtarësim në NATO sot”, këtë e ka bërë të ditur kreu i shtetit  Zelensky në një video-mesazh të shpërndarë nga Telegram, transmeton rtv21.tv.
“Në fakt, ne jemi tashmë në rrugën drejt NATO-s. Ne kemi demonstruar tashmë përputhje me standardet e Aleancës”, tha ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →