Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky: Ukraina s’ka të bëjë asgjë me vdekjen e supozuar të Prigozhinit

nga B G24 gusht 2023
Zelensky: Ukraina s’ka të bëjë asgjë me vdekjen e supozuar të Prigozhinit

Ukraina nuk ishte e përfshirë në vdekjen e raportuar të shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha Presidenti Volodymyr Zelensky.

“Ne nuk jemi të përfshirë në këtë situatë, kjo është e sigurt. Unë mendoj se të gjithë janë të vetëdijshëm se kush është i përfshirë,” u tha Zelensky gazetarëve në Kiev.

Shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin supozohet të jetë vrarë në një aksident avioni në veri të Moskës, së bashku me krahun e tij të djathtë Dmitry Utkin dhe tetë të tjerë, shkruan BBC

Avioni, në pronësi të Prigozhin, po fluturonte nga Moska në Shën Petersburg me shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit kur u rrëzua në rajonin Tver. Të 10 trupat janë gjetur, thonë raportet./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →