Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zemaj dorëzon propozimin për projektligjin për shëndetësi

nga Kaltrina Berila15 prill 2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka dorëzuar propozimin për projektligjin e ri për shëndetësi.
Zemaj në një konferencë për media ka treguar disa nga çështje që trajton kjo nismë.
“Propozon sistem funksional shëndetësor dhe të zbatueshëm që është qenësor përmes ligjit dhe harmonizimit të shëndetit parësor me sistem unik të vendit. Decentralizon dhe bën të zbatueshëm sistemin dytësor shëndetësor, funksionalizon pavarësinë e shërbimeve shëndetësore në nivel tretësor përmes QKUK, barazon në mënyrë të zbatueshme sistemin publik, publiko-privat dhe privat përmes përcaktimit të mënyrës së funksionimit të institucionit. Dhënies së lejes së përhershme për ofrim të kujdesit për institucionet private,” këto e të tjera ishin mes çështjeve që përmendi Zemaj.
Deputeti Zemaj po ashtu tregoi se projektligji përmban 128 nene. Ai tha se prokejtligji do të jetë lehtë i zbatueshëm, në dobi të qytetarëve./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →