Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Zemaj: Sot iku nga detyra ministri më i dështuar

nga Xh.D1 tetor 2021

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Arben Vitisë nga posti i ministrit të Shëndetësisë.
Zemaj tha se sot Vitia lëshoi detyrën për të synuar një detyrë të re dhe se ishte bërë ministër për një qëllim të caktuar.
“Sot, iku nga detyra ministri më i dështuar i qeverisë më populliste. Thënë ndryshe e lëshoi detyrën për të synuar një detyrë të re, duke lënë të nënkuptohet se ishte bërë ministër me qëllim që nesër të synon të bëhet kryetar komune”, tha Zemaj në Facebook.
Tutje, Zemaj tha se Vitia duhej të shkarkohej apo të jepte dorëheqje të parevokueshme si rezultat i mungesës së menaxhimit të pandemisë.
“Në të vërtetë, fillimisht ai duhej të shkarkohej apo të jepte dorëheqje të parevokueshme si rezultat i mungesës së menaxhimit të pandemisë, ku për pasojë i theu të gjitha rekordet e zeza në botë për vdekshmëri dhe numër të të infektuarve me COVID-19. Pra, papërgjegjësinë e dëshmoi. Paaftësinë e vulosi. Rekordet e zeza që vet i arriti, po dhe vet i theu. Dështimit nuk mund t’i ikë”, shkroi Zemaj./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →