Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zëri që s’u dëgjua kurrë, thyen heshtjen sot përmes një rrëfimi

nga Kaltrina Berila14 prill 2025
Zëri që s’u dëgjua kurrë, thyen heshtjen sot përmes një rrëfimi

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës-QKRMT, sot organizon ngjarjen “Zëri im, forca ime – nuk ka më heshtje”, me rastin e shënimit të 14 Prillit – Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së Fundit në Kosovë.

Për herë të parë, një i mbijetuar burrë i dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë do të ndajë rrëfimin e tij me publikun. Ai do të flasë përvojën e tij mbi sfidat e heshtjes dhe stigmatizimit, duke rrëfyer rrugëtimin që çoi në fuqizimin dhe guximin për të folur publikisht.

Ky është një moment historik për të gjithë të mbijetuarit. Një hap i madh drejt thyerjes së heshtjes dhe fuqizimit të atyre që ende ndihen të pa zë! Një akt guximi dhe fuqizimi për të gjithë të mbijetuarit!

Kjo ngjarje organizohet me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit gjithë shoqëror mbi dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë, adresimin e stigmës dhe ndryshimin e perceptimit të opinionit publik për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës në Kosovë.

Ngjarja mbahet sot nga ora 10:30 deri më 12:30, në Kino Armatë, Prishtinë,

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →