RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi: Për mua Kosova është krahinë jugore e Serbisë

nga B G12 tetor 2024
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi: Për mua Kosova është krahinë jugore e Serbisë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Milun Zogoviq, ka thënë se qëndrimi i tij për Kosovën nuk ka ndryshuar pas hyrjes në qeveri dhe se e konsideron atë një “krahinë jugore serbe”,  raporton Danas, duke e cituar një medium malazez “Aplus”.

“Sa i përket obligimeve ndërkombëtare të Malit të Zi, gjithçka do të respektohet, por unë kam mendimin tim se Kosova është pjesë e Serbisë e shkëputur qëllimisht. Këtë qëndrim e kam shprehur në Kuvend, disa ditë para se të hyja në Qeveri. Asgjë nuk ka ndryshuar për mua”, ka thënë Zogoviq.

Duke komentuar deklaratat e bëra në konferencën në Tivat nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Zogoviq tha se një pjesë e argumentit për Kosovën, që ka të bëjë me Malin e Zi, është e pashmangshme.

“Narrativa se çdo gjë që është e gabuar vjen nga Beogradi është platforma politike e DPS-së, e cila është kaq e pakuptimtë, por ata ende vazhdojnë me të. Këto janë tema dhe histori kaq të vjetruara të bazuara në një platformë anti-serbe. Kjo vetëm sa i thellon ndarjet dhe të gjitha këto histori vazhdimisht ushqehen nga sulmet ndaj Vuçiqit”, pretendoi ai.

Sipas tij, Serbia dhe Mali i Zi duhet të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjata të bazuara në respektin reciprok.

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
LAJMI TJETËR →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Më të fundit

Të gjitha →