Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zgjedhet edhe një anëtari i bordit të RTK-së

nga B.K13 gusht 2020

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në herën e dytë të votimit kanë zgjedhur Bajram Mjekun anëtarë të bordit të RTK-së. Ndërkaq, për plotësimin edhe të dy anëtarëve tjerë do të votohet prapë nga të zgjedhurit e popullit.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci iu rikujtoi deputetëve të Kuvendit për respektimin e ligjit për barazi gjinore.

“Në bazë të rezultateve të raportuara nga komisioni, kandidati Bajram Mjeku zgjedhet si anëtarë i bordit të RTK-së, ndërsa përsëritet votimi edhe për dy pozitat tjera. Gjegjësisht marrin pjesë kësaj radhe katër kandidatët që kanë më shumë vota. Kanidatati Albinot Maloku me 39 vota, kandidati Ejup Gojnovci me 31 vota, Kandidati Arlinda Azemi me 32 vota dhe kandidati Petrit Musolli me 35 vota”, tha ajo.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →