Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Britania në zgjedhje të përgjithshme

nga Egzona Mehmeti8 qershor 2017

Britania sot voton

Sot në Britani do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme përmes së cilave do të përcaktohet do t’i udhëheqë negociatat për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, e cila vitin e kaluar në një referendum ka vendosur të largohet nga blloku.

Janë regjistruar rreth 46.9 milionë votues të regjistruar, të cilët do të zgjedhin 650 deputetë.

Partia Konservatore e kryeministres, Theresa May pritet të zgjerojë shumicën në Parlamentin britanik, e cila ka thënë se i duhet të rrisë fuqinë e Partisë Konservatore, që të forcojë pozicionin e saj në negociatat për Brexit.

Ndërsa, laburistët opozitarë, të udhëhequr nga Jeremy Corbyn, kanë thënë se nuk do të tërhiqen nga procesi i Brexit-it nëse i fitojnë zgjedhjet e 8 qershorit.

Derisa, dy partitë tjera kryesore të këtyre zgjedhjeve – Partia Kombëtare Skoceze e udhëhequr nga Nicola Sturgeon dhe Partia Liberal-Demokrate e udhëheqr nga Tim Farron, i kundërshtojnë planet për dalje nga BE-ja.

Ndërkohë, zgjedhjet e parakohshme të ditës së sotme në fillim të prillit janë thirrur nga kryeministrja May– tri vjet përpara se të skadojë mandati i deputetëve.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →