Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zgjedhjet komunale në veri po shkojnë sipas udhëzimit administrativ

nga Venera Grabanica22 shkurt 2024
Zgjedhjet komunale në veri po shkojnë sipas udhëzimit administrativ

Janë bërë më shumë se një muaj që nga grumbullimi i nënshkrimeve për shkarkimin e katër kryetarëve shqiptarë në komunat e veriut. Në KQZ thonë se po punohet me intensitet në procesin e verifikimit të nënshkrimeve.

Kryetari aktual i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, flet për parregullsi që sipas tij, janë evidentuar gjatë procesit të peticionit. Ndërkaq, ai nuk e përjashtoi mundësinë që të garojë sërish për kryetar të kësaj komune.

“Po ka pas parregullsi ka qenë vendi ku i kanë mbledhë nënshkrimet nuk ka qenë i paraparë aty pra ajo nuk ka qenë në rregull ndërsa për të tjerat do të vendosë KQZ-ja, ndoshta do të kandidoj prap unë nuk e vendos vet këtë çështje janë organet e partisë”, tha Atiqi, rtv21.

Ministri i pushtetit lokal Elbert Krasniqi, tha se gjithçka po shkon sipas udhëzimit administrativ dhe se kjo çështje tashmë është në dorën e KQZ-së.

“Jo nuk ka zvarritje të procesit tashmë është në dorën e KQZ-së, gjithçka po shkon sipas udhëzimit administrativ, nuk mund t’i japim këso cilësime zvarritje sepse tashmë vendosë KQZ-ja, po verifikohen nënshkrimet”

Për ish-nënkryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziun, çështja e peticionit për shkarkimin e kryetareve në komunat veriore, është humbje kohe, pasi sipas tij, mungon elementi kryesor, e që është arsyeja e shkarkimit.

“Ndoshta edhe po zvarritet qëllimisht por ajo çka mund të them është se 90% do të dështoj sepse për të shkarkuar kryetarët duhet të ketë arsye këta nuk e kanë një arsyetim sepse kryetarët nuk e kanë shkelë ligjin apo kushtetuën, pra mungon aryeja, dhe mendoj që do të dështoj”, tha Kryeziu.

Në rast se KQZ-ja verifikon legjitimitetin e peticionit, organizohet votimi për shkarkimin e kryetarëve në veri, ku kërkohen 50 për qind,  plus një votë e qytetarëve. Pas kësaj, presidentja Vjosa Osmani, ka një afat ligjor prej 30-45 ditë për të shpallur zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veriore./RTV21/21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →