Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Zgjedhjet në 5 bashkitë/ Celibashi: Kanë votuar vetëm 13%, pjesëmarrja më e ulët në Vlorë me 8%

nga Kaltrina Berila9 nëntor 2025
Zgjedhjet në 5 bashkitë/ Celibashi: Kanë votuar vetëm 13%, pjesëmarrja më e ulët në Vlorë me 8%

Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 13:00 në pesë bashkitë është 13%.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat u shpreh se pjesëmarrja më e lartë është në Mat, ndërsa më e ulëta në Vlorë me 8.51%.

“Procesi po shkon normalisht dhe i qetë, pa shqetësime serioze. Nuk kemi evidentuar probleme që të ketë penguar procesin e votimit. Pjesëmarrja në votime, deri në orën 13:00 është 13%.Pjesëmarrja më e lartë është në Mat, ndërsa më e ulëta në Vlorë me 8.51%.

Pjesëmarrja më e madhe për të pesta bashkitë, i përket grupmoshës 55-64 vjeç. Pjesëmarrje më të ulët, e ka grupmosha 18-22 vjeç. Kjo është panorama e zhvillimit të deritanishëm.

Nuk kemi raportime për prani të personave të paautorizuar pranë ambienteve të Qendrave të votimit. Ishte një diskutim për një lokal në Mat pranë QV por janë bare që nuk janë zyra të partive politike, e kemi sqaruar ketë situatë me përfaqësuesit”-u shpreh Celibashi./oranews

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →