Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Zgjedhjet në Himarë, deri në orën 10:00 pjesëmarrja është 11.91%

nga Kaltrina Berila4 gusht 2024
Zgjedhjet në Himarë, deri në orën 10:00 pjesëmarrja është 11.91%

Pjesëmarrja e numrit të votuesve deri në orën 10:00 në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë së Himarës është 11.91%. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se deri më tani kanë raportuar 29 nga 36 qendra votimi në total.

Po ashtu theksohet se kanë votuar 2358 nga 19 766 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.

Zgjedhjet në Himarë po mbahen, pasi Komisioni Qendror i Zgjedheve vendosi që t’i hiqte fitoren eurodeputetit Fredi Beleri. Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →