Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

”Zgjoi” do të shfaqet në kinematë amerikane

nga Miranda Beqaj29 tetor 2021

Filmi ”Zgjoi” me skenar e regji të Blerta Bashollit, nga 5 nëtori do të shfaqet në kinematë amerikane.
Lajmin e ka bërë të ditur aktorja, Yllka Gashi përmes një postimi në ”Facebook”.
”Filmi, ”Hive-Zgjoi” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, me Yllka Gashin në rolin kryesor, filmi më i sukseshëm i kinematografisë shqiptare deri sot, fitues i trefishtë në Sundance 2021 dhe fitues i shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare do të fillojë shfaqjen në kinematë Amerikane nga data 5 Nëntor në New York në Film Forum dhe 12 Nëntor në Los Angeles në Laemmle’s Royal Theater.
“Hive-Zgjoi” është kandidat i Kosovës për Oscars 2022 dhe si kurrë më parë Kosova ka gjasa reale që për herë të parë të nominohet e të shpërblehet me çmimin më prestigjioz kinematografik në botë! Kemi nevojë për përkrahjen tuaj, prandaj bleni biletat online dhe ejani e na takoni në këto data në Amerikë:
5 Nëntor 2021 – Film Forum NYC”, ka shkruar Gashi./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →