Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zhduken tre të mitur, dy në Vushtrri dhe një në Prizren

nga Gentrita Xhemajli6 dhjetor 2025
Zhduken tre të mitur, dy në Vushtrri dhe një në Prizren

Tre persona të mitur janë raportuar të zhdukur në Policinë e Kosovës nga prindërit e tyre.

Në raportin ditor të saj, Policia i raportoi rastet edhe pse rastet kanë data të ndryshme se kur të miturit dolën nga shtëpia.

Dy raste janë në komunën e Vushtrrisë ku për një djalë të mitur dhe një vajzë të mitur s’dihet vendndodhja. Për të njëjtat, Policia është duke i hetuar.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri  04.12.2025 – 20:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”

“Fsh. Kollë, Vushtrri  05.12.2025 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”

Ndërkaq, një rast tjetër ndodhi në Prizren ku një djalë i mitur doli nga shtëpia që nga 21 nëntori, për të cilin s’dihet vendndodhja.

“Rr. Xhavit Bajraktari, Prizren  21.11.2025 – NN. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →