Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zhduket 47 vjeçarja nga Klina, policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e saj

nga Venera Grabanica27 shtator 2023
Zhduket 47 vjeçarja nga Klina, policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drita Colaj nga Zllakuqani i Klinës është zhdukur tash e disa ditë.

Lidhur me këtë Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarët për gjetjen e Dritës.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i zhdukur është: DRITA (Bardhec) COLAJ e lindur me 04.01.1976 në Zllakuqan-Klinё”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →