⚽ Futboll
Zhegrova përsëri në bankën rezervë për ndeshjen ndaj Cagliarit
nga Venera Grabanica29 nëntor 2025
Juventus do të ndeshet me Cagliarin në kuadër të xhiros së 13-të të Serie A, një ndeshje që do të zhvillohet në orën 18:00.
Në këtë përballje, trajneri Luciano Spalletti ka vendosur të mos e aktivizojë nga minuta e parë yllin kosovar, Edon Zhegrova.
Zhegrova do të qëndrojë në bankën rezervë, duke vazhduar të përballet me konkurrencën e fortë për një vend në formacionin titullar.











