Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zhvillimet e fundit në veri temë diskutimi mes Bislimit dhe Abbott

nga B G3 gusht 2022

Zhvillimet e ditëve të fundit në veri të Kosovës dhe vendimi i Qeverisë për shtyrjen me datë 1 shtator 2022, të dy vendimeve mbi regjistrimin e targave në RKS dhe dokumenteve hyrje-dalje, të datës 29 qershor 2022, në koordinim me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë ishin temë e diskutimit mes zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Përmes njoftimit për media bëhet e ditur se pjesë e bashkëbisedimit ishte dhe gjendja aktuale botërore energjetike dhe rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë, ku zëvendëskryeministri Bislimi foli edhe për masat mbështetëse për qytetarët të miratuara nga Qeveria sa i përket emergjencës në furnizimin me energji.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin Abbott për angazhimin e tij, bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →