Zhvillimi ekonomik është prioriteti numër një i Partisë Demokratike të Kosovës, subjekt ky që garon në zgjedhet e 14 shkurtit me Enver Hoxhajn në krye të listës.
Këtë e ka bërë të ditur Shqipe Zogu, kadidate e PDK-së për deputete nga Komuna e Drenasit.
Zogu në Debatin Zgjedhor në RTV21, ka treguar prioritetet e PDK-së për ekonominë.
Tutje Zogu ka thënë se Kosova është shtet me jo stabilitet të qëndrueshëm ekonomik.
Ajo ka theksuar se duhet bërë më shumë për ekonominë e vendit./21Media









