Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Zidane trazon ujërat: Po rikthehem

nga Kaltrina Berila11 nëntor 2025
​Zidane trazon ujërat: Po rikthehem

Pas gati katër vitesh larg stolit, Zinedine Zidane ka lënë të kuptohet se rikthimi i tij në futboll është afër.

Ish-trajneri i Real Madridit, në një deklaratë të shkurtër të raportuar nga eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, tha:

“Do të ndodhë së shpejti. Shumë shpejt.”

Edhe pse nuk dha detaje të tjera, kjo fjali e shkurtër ka mjaftuar për të ndezur emocionet e tifozëve, sidomos atyre të Real Madridit, që ëndërrojnë rikthimin e tij në “Santiago Bernabeu”.

Zidane është pa klub që nga viti 2021 dhe është përfolur për disa destinacione të mëdha, përfshirë kombëtaren e Francës, Manchester United dhe PSG-në.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →