Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zjarr në kullën Eiffel, evakuohen rreth 1 mijë e 200 persona

nga Venera Grabanica24 dhjetor 2024
Zjarr në kullën Eiffel, evakuohen rreth 1 mijë e 200 persona

Një zjarr ka shpërthyer në kullën Eiffel në Paris. Shërbimet e urgjencës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar flakët, ndërsa turistët janë evakuuar nga struktura ikonë në kryeqytetin francez.

Sipas asaj që raporton “The Mirror”, zjarri ka përfshirë boshtin e ashenshorit midis katit të parë dhe të dytë të kullës. Dyshohet se shkak për zjarrin të jetë bërë mbinxehja e një kablloje elektrike.

“Një zjarr është duke u zhvilluar në kullën Eiffel. Flakët janë vërejtur në boshtin e ashensorit midis katit 1 dhe 2. Të gjithë njerëzit në afërsi janë evakuuar. Zjarrfikësit janë ende duke punuar”, shkruajnë në rrjetet sociale. Ndërsa një person tjetër tha: Pas Notre Dame, tani kemi kullën Eiffel në zjarr!

Si pasojë e zjarrit, rreth 1 mijë e 200 persona janë evakuuar nga kulla e famshme.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →