Një zjarr ka përfshirë një deponi të mbeturinave në fshatin Llojza të Ferizajt.
Zjarri ka ardhur pas djegies së një hamulloreje.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Lidhur me rastin përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
“Sot, më 03.08.2025 rreth orës 13:30, Policia në Ferizaj është njoftuar për një incident zjarri në fshatin Llojza. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarri kishte përfshirë një zonë fushore afër një restoranti dhe se rrezikonte përhapjen në lokacione të tjera. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe disa njësi të zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarri ka shkaktuar dëme materiale, përfshirë djegien e një deponie të mbeturinave dhe disa goma, ndërsa është krijuar tym i madh”, ka thënë Veseli.
Aktualisht nuk ka të dyshuar./21Media











