Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zjarr në një klub nate në Goa të Indisë, 25 persona humbin jetën

nga Gentrita Xhemajli7 dhjetor 2025
Zjarr në një klub nate në Goa të Indisë, 25 persona humbin jetën

Njëzet e pesë persona kanë humbur jetën në një zjarr që ra në një klub nate të njohur në rajonin bregdetar të Goas, Indi, thonë zyrtarët lokalë.

Shumica e viktimave besohet të jenë anëtarë të stafit të klubit në Arpora, në Goa Veriore, ndërsa midis të vdekurve ka edhe turistë.

Policia beson se një bombol gazi shpërtheu në kuzhinën e klubit, duke shkaktuar një flakë që përfshiu lokalin të shtunën në mesnatë sipas kohës lokale, shkruan BBC.

Të dielën në mëngjes, zyrtarët thanë se numri i të vdekurve ishte rritur nga një shifër e mëparshme prej 23 personash.

Gjashtë persona të tjerë janë në gjendje të qëndrueshme në spital.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →