Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zjarr te Qendra Tregtare në Bregun e Diellit, Policia jep detaje

nga Venera Grabanica12 qershor 2025
Zjarr te Qendra Tregtare në Bregun e Diellit, Policia jep detaje

(Lajm i përditësuar)

Zjarr te Qendra Tregtare në Bregun e Diellit, Policia jep detaje

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se nga zjarri në një objekt në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë nuk raportohet për persona të lënduar.

”Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në lagjen Kodra e diellit në Prishtinë.Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.


Zjarr te Qendra Tregtare në Bregun e Diellit

Afër objektit të Qendrës Tregtare në Bregun e Diellit ka shpërthyer një zjarr.

Sipas fotografive që ka siguruar RTV21, djegia po ndodh në një hapësirë të jashtme të objektit.

Portali rtv21.tv ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës si dhe te Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, por ende është në pritje të  përgjigjes.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →