Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zjarret në Greqi, evakuohen 21 zona

nga E.Bullaku11 gusht 2021

Në Greqi vazhdon lufta me zjarret. Mediat helene shkruajnë se ndërhyrje nga toka dhe ajri po bëhet si në zonën e Gortinias dhe në zonat fqinje të Olimpias së Lashtë.
Shtatë helikopterë, shtatë aeroplanë zjarrfikës, 578 zjarrfikës me 181 automjete dhe dhjetëra forca po punojnë për shuarjen e zjarrit në këto zona.
Ndërkohë banorët u evakuuan pasditen e djeshme. Zjarri në Gortynia ka shkaktuar dëme në shtëpi, arra dhe ferma, si dhe ka pasur ndërprerje në furnizimin me energji elektrike dhe ujë.
Autoritetet urdhëruan evakuimin e 21 zonave. Ndërsa në Evia-n veriore zjarri është në kontroll, por nuk është shuar ende.
Qeveria ka premtuar 586 milionë dollarë ndihmë për të ndihmuar të prekurit nga zjarret, përfshirë ata që janë prekur nga një zjarr masiv që ka përfshirë ishullin Evia prej më shumë se një javë.
Zjarret në Greqi janë pjesë e një vale zjarresh që kanë përfshirë shumë vende të Evropës, por edhe rajone përtej Mesdheut, në Algjeri.
Televizioni shtetëror i Algjerisë raportoi sot se numri i viktimave të zjarreve ka shkuar në së paku 65.
Zjarret në shtetin e Afrikës Veriore po vazhdojnë për të dytën ditë me radhë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →