🇽🇰 Kosova
Zjarret në Hawaii, Osmani i shpreh solidaritet të plotë presidentit Biden
nga R13 gusht 2023
Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur solidaritet të plotë për presidentin amerikan Joe Biden, shkaku i zjarreve që kanë përfshirë ishujt në Hawaii, duke lënë deri më tani 89 njerëz të vdekur.
Osmani tha se zemrat në Kosovë janë me familjet e viktimave.
“E dhimbshme të shohësh shkatërrimet që zjarret i kanë sjellë tek njerëzit në Haëaii. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me presidentit Biden dhe miqtë tanë amerikan në këtë kohë sfiduese. Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe ne i urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit”, shkroi Osmani. /21Media









