Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zjarret në Prishtinë, Rama: Mos e ndezni barin e thatë

nga Venera Grabanica22 tetor 2023
Zjarret në Prishtinë, Rama: Mos e ndezni barin e thatë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e ndezin barin e thatë për shkak të zjarreve.

Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se po bëhet punë e palodhshme për shuarjen e zjarreve të ndezura në fusha, në zona të ndryshme të Prishtinës.

“Punë të palodhshme janë duke bërë Brigada e Zjarrfikësve-Prishtinë bashkë me Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca me në krye drejtorin, Lulzim Fushtica, duke u kujdesur që të shuajnë zjarret e ndezura në fusha në zona të ndryshme të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →