Të paktën 112 persona kanë humbur jetën nga zjarret pyjore në rajonin Valparaiso të Kilit, kanë thënë autoritetet lokale.
Gabriel Boriç shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe tha se do të vinte në dispozicion “të gjitha burimet e nevojshme” për të trajtuar situatën.
Besohet se është zjarri më vdekjeprurës i regjistruar në pyje në Kili. Shumë prej të prekurve po vizitonin rajonin bregdetar gjatë pushimeve verore.
Një alarm shëndetësor u vendos në Valparaiso nga ministria e shëndetësisë.
Ministria bëri thirrje për pezullimin e operacioneve me zgjedhje dhe ngritjen e spitaleve të përkohshme në terren.
Studentët e mjekësisë që janë afër përfundimit të studimeve të tyre do të punësohen për të ndihmuar në lehtësimin e presioneve ndaj shërbimit shëndetësor, njoftoi ministria në të njëjtën deklaratë.
Shërbimet e shpëtimit kanë luftuar për të arritur në zonat më të prekura dhe Ministrja e Brendshme Carolina Tohá tha se numri i të vdekurve do të “arrinte shifra shumë më të larta” në orët e ardhshme.
Qeveria kiliane u ka bërë thirrje njerëzve që të mos udhëtojnë në zonat e goditura nga zjarret.
Rreth 1,400 zjarrfikës janë vendosur të dielën, tha ministri i brendshëm në një fjalim drejtuar kombit.
Përkrah shërbimeve të urgjencës janë vendosur edhe efektivë ushtarakë dhe po hetohet për shkakun e zjarreve.
Për të shmangur përshkallëzimin e një situate tashmë delikate, qeveria ka ndaluar trajtimin e zjarrit dhe makinerive që prodhojnë nxehtësi në Valparaíso dhe në rajonin e afërt Marga Marga.
I ndodhur 116 km nga kryeqyteti Santiago, qyteti bregdetar i Valparaíso sheh shumë turistë gjatë verës.
Vitin e kaluar, rajonet e Biobío dhe Ñuble – më në jug nga Valparaíso – pësuan zjarre vdekjeprurëse, të cilat duket se po bëhen më të shpeshta dhe vdekjeprurëse./21Media










