Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Zjarri ia shkrumboi banesën, familja Ademi kërkon ndihmë

nga Egzona Mehmeti25 shkurt 2019

Familja 5 anëtarëshe është në vështirësi ekonomike dhe kërkon ndihmë

Zjarri ka shkrumbuar banesën ku jetonte familja 5 anëtarëshe Ademi në fshatin Trush të Shkodrës.

Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë me dy mjete për shuarjen e flakëve, që nga era janë favorizuan të përhapeshin në banesë.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.

Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një shkëndijë elektrike.

Familja Ademi është në vështirësi ekonomike dhe bën apel për ndihmë.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e rendit. Ndërsa, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun, raporton oranews.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →