Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zjarri kaploi urën e vetme që lidh Krimenë me Rusinë, Putin kërkon të nisin hetimet

nga Xh.D8 tetor 2022

Presidenti rus Vladimir Putin është informuar për “emergjencën” në urën e Krimesë.
Ai ka urdhëruar krijimin e një komisioni qeveritar për të hetuar incidentin, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“Presidenti ka udhëzuar kryeministrin të formojë një komision qeveritar për të përcaktuar shkaqet e incidentit dhe për të eliminuar pasojat e tij sa më shpejt të jetë e mundur. Komisioni do të përbëhet nga krerët e Territorit të Krasnodarit dhe të Krimesë, përfaqësues të Gardës Kombëtare , FSB dhe Ministrisë së Brendshme”, tha Peskov.
Ai shtoi se ministri i transportit Vitaly Savelyev dhe ministri i situatave emergjente Aleksandr Kurenkov po udhëtojnë në vendin e incidentit./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →